Një burrë vdiq në Festivalin “Glastonbury” të dielën (25 qershor) pas një incidenti mjekësor.
Ai ishte rreth të 40-tave dhe u rrëzua në shtegun e vjetër të linjës hekurudhore midis skenës Arcadia dhe skenës tjetër pak para orës 4 të mëngjesit të së dielës, shkruan Metro.co.uk.
Ndonëse ka marrë mjekin nga urgjenca, ai nuk arriti të shpëtonte.
“Pak para orës 4 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e urgjencës iu përgjigjën incidentit mjekësor që përfshinte një burrë rreth të 40-ave në Glastonbury Festival”, thuhej në njoftimin e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në një shteg të njohur si linja e vjetër hekurudhore.
“Fatkeqësisht, burri vdiq në vendngjarje. Të afërmit e tij janë informuar dhe lutjet janë me ta në këtë kohë të vështirë”.
Vdekjet janë të pazakonta në festivalin me famë botërore, i cili tërheq rreth 200 mijë njerëz në vit.
Në vitin 2016, një burrë vdiq pasi u përfshi nga zjarri.
Ai u transportua me helikopter në spital ku më pas vdiq nga plagët e marra. /Telegrafi/