Telegrafi

Një burrë nga Singapori pranon se është spiun kinez në SHBA

Një burrë nga Singapori ka pranuar fajësinë në SHBA se ka punuar si agjent i Kinës, incident që do të rrit tensionet politike mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Jun Wei Yeo është akuzuar se ka shfrytëzuar miqësinë me politikanë amerikanë që të mbledh informacione për inteligjencën kineze, thonë zyrtarët amerikanë, shkruan BBC.

Kina më herët urdhëroi mbylljen e konsullatës amerikane në Chengdu. Masa për të mbyllur misionin diplomatik në qytetin jug-perëndimor ishte si përgjigje e mbylljes së konsullatës kineze në Houston, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pse Xi Jinping ‘po e vendos’ Kinën kundër botës?

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo tha se vendimi ishte marrë sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin u përgjigj duke thënë se masa e SHBA ishte e bazuar në “një hodgepodge të gënjeshtrave anti-kineze”. /Telegrafi/