Një burrë 43-vjeçar – në rrugën e tij për në lutjet e mbrëmjes në një xhami në Filadelfia – të martën u qëllua disa herë dhe u vra në atë që policia e quajti një “vrasje e llojit të ekzekutimit”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia iu përgjigj njoftimeve për të shtëna me armë dhe të shtëna në bllokun 1500 të Avenue Germantown pak para orës 17:00, thanë autoritetet.
Viktima u gjet i shtrirë në parkingun e xhamisë duke vuajtur nga plagë të shumta me armë zjarri, tha kryeinspektori i policisë së Filadelfias, Scott Small.
Governor Josh Shapiro took to social media following a deadly shooting outside a Philadelphia mosque, calling the murder “deeply painful and traumatizing.’ https://t.co/VGdBucXH7b
— FOX 29 (@FOX29philly) July 31, 2024
Policia e dërgoi viktimën me urgjencë në një spital të zonës, ku u konstatua i vdekur, tha ai.
Sulmuesi, i cili kishte veshur rroba me ngjyrë të errët, u largua nga aty dhe hipi në një automjet, tha Small.
Emri i viktimës nuk bëhet i ditur ndërsa burri me të cilin po ecte viktima ishte i palënduar, tha policia.
Murder At Philadelphia Mosque
A man has been shot in the head and killed this evening as he was about to enter the Al-Aqsa Islamic Society at Germantown & Oxford Avenues.
Police say another male, ran up behind him and fired several shots at close range.
Police… pic.twitter.com/eKeMgv8pWd
— PhillyCrimeUpdate (@PhillyCrimeUpd) July 30, 2024
Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja, të shkrepura nga një armë gjysmë-automatike e kalibrit të madh, ka thënë Small.
Policia do të shqyrtojë kamerat e tjera të vëzhgimit në zonë dhe ka gjetur disa dëshmitarë ndërsa ka një shpërblim 20,000 dollarë për informacionin që çon në një arrestim dhe dënim. /Telegrafi/