Site icon Telegrafi

Një pajisje shpërthyese gjendet në Ulqin, pritet ardhja e një ekipi ekspertësh nga Podgorica

Një pajisje shpërthyese është gjetur mbrëmë rreth mesnatës në Ulqin.

Kjo edhe është arsyeja që policia ka bllokuar rrugën për në Ranë dhe Meteriz, shkruajnë mediat e Malit të Zi, përcjell Telegrafi.

Sipas informacionit të “Vijesti”, pritet ardhja e një ekipi ekspertësh nga Podgorica, i cili do të përcaktojë se çfarë lloj pajisjeje është.

“Mund të jetë një bombë shkollore, por nuk duhet t’ia lëmë asgjë rastit”, citohet të ketë thënë një bashkëhetues për “Vijesti”. /Telegrafi/

Exit mobile version