Site icon Telegrafi

Një bazë por katër kombinime, influencerja këshillon si të visheni bukur gjatë vjeshtës

Influencerja e njohur, Emily James, ka ndarë disa ide se si të visheni bukur dhe thjeshtë gjatë stinës së vjeshtës.

Emily ka një numër të madh ndjekësish në Instagram, ku ndanë me ta këshilla të dobishme për modën dhe kombinimin e veshjeve.

Së fundmi, ajo publikoi një video në Instagram, përmes secilës tregoi se si të bëni 4 kombinime në një bazë të vetme.

Si pjesë e një veshje bazë ajo veshi një bluzë të bardhë dhe xhinse me nuancë të hapur.

Ajo arriti që me këtë bazë të sillte katër kombinime të tjera, duke ndërruar çantën, xhaketën/pallton dhe këpucët. /Telegrafi/

Exit mobile version