Sevilla është shokuar me lajmin që trajneri i tyre Eduardo Berizzo është duke vuajtur nga kanceri në prostatë dhe do të futet në operim, por data ende nuk është vendosur.
Pas një atmosfere të çmendur në një ndeshej që rezultati u barazua nga 3-0 në 3-3, Ever Banega i ka dhënë merita të mëdha pikërisht trajnerit Berizzo.
“Ishte një ndeshje e çmendur, u kthyem nga dhomat e zhveshjes duke e ditur se mund të bëjmë diçka”.
“Duhet ta luajmë lojën tonë, siç bëmë, duhej të shfaqshim ndryshe para fansave tonë që janë gjithmonë pas nesh”.
“Trajneri? Ai është udhëheqësi ynë, që na vuri në binar dhe ne jemi pas tij”.
Klubi nuk i ka hedhur poshtë lajmet për sëmundjen e Berizzos dhe sot mund të ketë një konferencë për shtyp ku do të flitet më shumë për detajet.
Edhe futbollisti Nicolas Pareja ka postuar në rrjetet sociale një foto në mbështetje të trajneri duke shkruar:“Ai kurrë nuk heq dorë”.
Si …. nunca se rinde !! @SevillaFC #vamosmisevilla #champions pic.twitter.com/aLqByL8RGO
— Nicolas Pareja (@nicopareja21) November 21, 2017
Sikurse kanë njoftuar mediat spanjolle, argjentinasi është diagnostikuar me kancer në prostatë, e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shmangur më të keqen.
Ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për ndërhyrjen, por është e sigurt që trajneri do të mungojë të paktën për disa javë.
Mësohet ka qenë vetë 48-vjeçari që ia ka treguar problemin e tij shëndetësor stafit, në pushimin e ndeshjes me Liverpoolin nëligën e Kampionëve. , që përfundoi në barazim 3-3. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QSLNNiTaF00