Një amerikan nga Teksasi, i infektuar me linë e majmunëve në Meksikë, iku në Amerikë dhe solli rastin e parë të lisë së majmunëve në Teksas.
Një 48-vjeçar amerikan u arratis nga një spital në qytetin meksikan Puerto Vallarta pasi vuri re simptoma të theksuara të lisë së majmunëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e shtetit federal meksikan të Jaliscos, ku ndodhet Puerto Vallarti.
Pasi u arratis nga spitali, burri u kthye në hotel, mori gjërat e tij dhe hipi në një aeroplan për në Teksas përpara se autoritetet lokale të ishin në gjendje ta gjenin atë, raporton france24.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve konfirmuan se shtetasi i tyre u kthye në Shtetet e Bashkuara, si dhe se ishte infektuar me linë e majmunëve dhe se ishte rasti i parë i lisë së majmunëve në atë shtet amerikan.
Para se të udhëtonte për në Meksikë, burri kaloi 4-5 ditë në Berlin të Gjermanisë. /Telegrafi/