Site icon Telegrafi

Nitr0 po largohet nga ekipi i CS:GO Liquid pas turneut IEM Dallas

(Foto: HLTV)

Nick “⁠nitr0⁠” Cannella ka njoftuar se ai është larguar nga lista aktive e Liquid.

Nitr0 ka folur rreth largimit të tij nga Liquid, duke përmendur një orar të ngjeshur udhëtimi si arsye.

Lojtari 27 vjeçar tha më tej se e ardhmja e tij është e paqartë dhe tha se IEM Dallas do të jetë turneu i tij i fundit në CS:GO.

“Unë kam udhëtuar vazhdimisht për 8-9 vjet dhe ka qenë e mahnitshme, por tani jam në një fazë tjetër të jetës sime me një familje në rritje”, tha nitr0 . “Ndërsa më pëlqen shumë të konkurroj dhe do të doja të vazhdoja të luaja në mënyrë konkurruese, sasia e udhëtimeve është bërë e tepërt, kështu që kam vendosur të tërhiqem me IEM Dallas që është turneu im i fundit në CS:GO”.

Kapiteni largohet nga lista aktive pas gati një viti e gjysmë, ai iu bashkua Liquid për një periudhë të dytë me organizatën në fillim të vitit 2022 së bashku me Richard “⁠shox⁠” Papillon dhe Josh “⁠oSee⁠” Ohm.

Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur se kush do të jetë lojtari që do ta zëvendësoj nitr0-n.

Ky është formacioni i Liquid për momentin:

Jonathan “EliGE” Jablonowski
Keith “NAF” Markovic
Josh “oShih” Ohm
Mareks “YEKINDAR” Gaļinskis

/Telegrafi/

Exit mobile version