Teknologjia e automjeteve pa shofer po përparon në Japoni, me Nissan që teston një minifurgon autonom që përdor 14 kamera, nëntë radarë dhe gjashtë sensorë LiDar.
Ky zhvillim është një përpjekje e Japonisë për të kapur konkurencën ndërkombëtare, si Waymo i Google.
Megjithatë, Japonia ka ngecur pas SHBA-së dhe Kinës në këtë fushë, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Nissan po përdor teknologjinë e vetëdrejtimit në një model Serena, dhe synon të arrijë një nivel autonomie të katërt deri në vitin 2029-2030, ku nuk do të ketë nevojë për ndërhyrjen e shoferëve.
Në Japoni, ndonëse janë bërë disa hapa, sfidat mbeten, duke përfshirë shqetësimet rreth përgjegjësisë për aksidentet dhe pritshmëritë e larta për shërbime komerciale.
Kompanitë si Toyota dhe startup-et e tjera janë gjithashtu duke testuar teknologji autonome, por zhvillimi ka qenë i kujdesshëm.
Profesori i Universitetit të Tokios, Takeo Igarashi, thekson se sfidat njerëzore dhe perceptimet e rrezikut mbeten një pengesë, ndërsa eksperti Phil Koopman beson se është ende herët për të thënë se kur do të bëhet e mundur përdorimi masiv i automjeteve autonome. /Telegrafi/