Site icon Telegrafi

Nisin punimet për ndërtimin e çerdhes tek rruga “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë

Pamje nga fillimi i punimeve për çerdhen e re në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërtimin e një çerdhe të re në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Lidhur me këtë, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se ky është “investim komplet” i komunës, shkruan Telegrafi.

Hamza ka thënë se kujdesi i duhur ndaj fëmijëve në periudhën e fëmijërisë së hershme është i rëndësishëm për të ardhmen e tyre.

“Me rritjen e këtij kujdesi në institucionet publike, ne krijojmë mundësi që nënat e reja të përfshihen më shpejt në tregun e punës”, ka thënë Hamza.

Më tej, ai është shprehur se premtimi i tij për çerdhet “po jetësohet” dhe se “nuk bën premtime që nuk mund t’i realizojë”.

“Edhe premtimi im për çerdhet, sikur çdo premtim tjetër, po jetësohet. Unë nuk bëj asnjëherë premtime që nuk mund t’i realizoj!”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version