Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë tashmë ka filluar provat për komedinë “Kontesha Arduini” nga dramaturgu italian, Aldo De Benedetti.
Bëhet e ditur se kjo vepër klasike e teatrit do të vijë me një frymë të re, duke sjellë në skenë humor të hollë, situata komike dhe momente të ngrohta, shkruan Telegrafi.
“’Kontesha Arduini’ është një komedi elegante e mbushur me keqkuptime, dialogje të zgjuara dhe karaktere të gjalla, të cilët përballen me sfida të papritura në dashuri dhe marrëdhënie. Kjo vepër, e shkruar në një stil të rafinuar, mbetet një nga komeditë më të njohura të teatrit Italian”, thuhet në njoftim.
Ekipi artistik i kësaj shfaqjeje përbëhet nga Mirsad Ferati, Artan Hetemi, Qendresa Jashari dhe Arbnore Nuha.
Premiera e kësaj komedie do të jepet gjatë muajit mars. /Telegrafi/