Site icon Telegrafi

Përfundon protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

E plotësuar – Ka përfunduar protesta e SBAShK, e cila u mbajt sot në ditën e punëtorëve.

Dialog social, nënshkrim të aneksit të kontratës kolektive të arsimit, respektim të pensionistëve, e përmirësim të kushteve te punës, ishin kërkesat e protestuesve të organizuar nga SBAShK-u.

Pas marshimit, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari deklaroi se qeveria po i ik dialogut dhe se do të detyrohen për veprime tjera sindikale.

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Ka nisur protesta e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), në ditën e punëtorëve.

“Kërkojmë të ngritët vlera e koeficientit”, “Duam dialog social”, “Qeveri respekto pensionistët”, janë disa nga pankartat që po mbajnë në duar protestuesit.

Protestës i është bashkuar edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe Atdhe Hykolli nga BSPK.

Marshi ka nisur nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe më pas duke përfunduar para objektit të qeverisë.

Në këtë protestë janë duke protestuar mësimdhënës nga komunat e ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version