Site icon Telegrafi

Nis ndërtimi i QMF-së në Gurragoc të Istogut, donacion nga Bashkësia Islame

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati bashkë me kreun e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava kanë vënë gurëthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gurrakoc.

QMF do të ketë hapësirë prej 323.50 metra katror dhe do ti ketë kushtet e duhura, ku mjekët dhe infermierët e Qendrës do të ofrojnë kujdes për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

Kryetari i Istogut Ilir Ferati dhe kreu i BIK-ut Naim Tërnava, gjatë hedhjes së gurëthemelit të QKMF-së/ Foto Ilir Ferati, Facebook

Kryetari Ferati këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me hapjen e kësaj qendre do të mundësohet kujdesi shëndetësor për pacientët nga i gjithë stafi mjekësor.

Qendra e Mjekësisë Familjare/ Foto Ilir Ferat, Facebook

“Kjo QMF me hapësirë prej gjithsejtë, 323.50 metra katror do t’i ketë kushtet e duhura, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve edhe i infermierëve tanë për pacientët dhe të gjithë ata të cilët kanë nevojë për trajtim shëndetësorë”, ka shkruar Ferati transmeton Telegrafi.

Kryetari Ferati dhe kreu i BIK-ut Naim Tërnava/ Foto Ilir Ferati, Facebook

Ndërtimi i kësaj Qendre të Mjekësisë Familjare është mundësuar nga një donacion që është siguruar nga Bashkësia Islame e Kosovës – Bejt Zekat nga Kuvajti, më konkretisht nga bamirësi Al Haxhiri. /Telegrafi/

Exit mobile version