Jaafar Jackson, nipi 26-vjeçar i Michael Jackson, do të portretizojë këngëtarin e ndjerë në filmin biografik “Lionsgate” të drejtuar nga Antoine Fuqua.
Lajmin e ka konfirmuar së fundmi Fuqua në Instagram.
Këngëtari dhe aktori është djali i Jermaine Jackson, anëtar i grupit “The Jackson 5”.
@JaafarJackson will portray his uncle @MichaelJackson in the @AntoineFuqua-directed film biopic for @Lionsgate. Jaafar is the second youngest son to our brother Jermaine. #jaafarjackson #michael #michaeljackson pic.twitter.com/J4R9BuQEwv
— The Jacksons (@Jacksons) January 30, 2023
Me një histori nga John Logan, Fuqua ishte dakord të drejtonte Michael si projektin e tij të ardhshëm.
Filmi po prodhohet nga Graham Kin, i cili bëri filmin “Bohemian Rhapsody” nga tregimi i “Freddie Mercury and Queen”.
Jaafar Jackson padyshim zotëron zërin dhe aftësitë për të portretizuar xhaxhanë e tij.
Është thënë se filmi nuk do t’i shmanget polemikave të jetës së Jacksonit, akuzave pedofile që ndoqën vitet e tij të fundit deri në vdekjen e tij në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.
Sidoqoftë, është e qartë se disa çështje duhet të hetohen që filmi të ketë një avantazh dramatik dhe vërtetësi të mjaftueshme për t’i bërë ballë shqyrtimit pa i tjetërsuar fansat e këngëve dhe trashëgimisë muzikore të Jackson. /Telegrafi/