Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pyjeve dhe Menaxhimit me Ujërat, Lupço Nikollovski sot akuzoi se ministri Mihail Cvetkov nuk fokusohet në problemet me vreshtarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Nikollovskit, rrushi nuk është mbledhur, nuk ka hedhje në treg, as nuk është paguar, ndërsa zgjidhja e vetme me të cilën mund të ndihmohen vreshtarët në pajtim me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural është që qeveria të miratojë masa për blerje intervenuese të tepricës për shkak të stabilizimit të tregut.
Vlerësimi i tij është që ndryshimet ligjore të cilat parashikojnë që pagesën e vreshtarëve të kryejë gjashtë deri në tetë muaj pas dorëzimit të rrushit është në dëm direkt të vreshtarëve.
Zëvendësministri plotësues theksoi se softueri për ndjekjen e çmimit të tregut të prodhimeve bujqësore nuk funksionon. /Telegrafi/