Site icon Telegrafi

Niko Kovac i refuzon, Dortmundi ka katër emra në listë për ta zëvendësuar Nuri Sahinin

Dortmundi ka mbetur pa trajner pasi kanë shkarkuar nga puna trajnerin Nuri Sahin pas rezultateve të dobëta.

Verdhezinjtë janë në kërkim të një trajneri të ri pasi sezoni i tyre ka nisur në mënyrë katastrofale.

Gjiganti gjerman ka kontaktuar kroatin Niko Kovac, por ai ka refuzuar ta marrë drejtimin e klubit nga Signal Iduna Park.

Sport Bild tani ka raportuar se te Dortmundi kanë katër emra në listë, ku njëri nga ta do ta marrë drejtimin e skuadrës për të shpëtuar sezonin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Nuri Sahin

Trajneri holandez Erik Ten Hag është në krye të dëshirave të verdhezinjve, por aty në mesin e favoritëve ndodhet edhe ish-trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low

. Dy emrat e tjerë të cilët janë në listën e verdhezinjve dhe të cilët për momentin janë të papunë janë edhe Urs Fischer dhe Roger Schmidt.

Dortmund pritet që gjatë dy ditëve të ardhshme më së largu të vendos për trajnerin e ri. /Telegrafi/

Exit mobile version