Sipas Diario Sport , Nico Williams i ka thënë ‘Po’ ofertës së Barcelonës.
Katalanasit e kanë pritur këtë konfirmim për të ecur përpara me transferimin e anësorit të Bilbaos.
Tani, ata thuhet se duhet të rregullojnë detajet financiare për të financuar marrëveshjen, e cila, megjithëse komplekse, është thelbësore për ta realizuar atë.
Barça do të shpenzojë mbi 60 milionë euro për të transferuar Williamsin në Camp Nou.
Nëse gjithçka shkon mirë, klubi do të përfundojë nënshkrimin javën e ardhshme.
Barcelona ka që 2 muaj që tenton transferimin e lojtarit dhe duket se do ta finalizojë më në fund. /Telegrafi/