Nicklas Bendtner ka pohuar se është ngacmuar seksualisht nga një mashkull kur ishte vetëm 16-vjeçar.
Sulmuesin danez kaloi shtatë sezone te Arsenali duke shënuar 45 gola, kishte kaluar nga Copenhagen vitin 2004.
31-vjeçari ka zbuluar se një bashkëlojtar i tij e kishte kapur atë me dhunë në prag të festë së Vitit të Ri në vitin 2003 dhe e kishte ngacmuar seksualisht, një vit para se të kalonte te Gunners.
“Ishte një mbrëmje tmerruese”, ka thënë Bendtner.
“Silas (një emër jo i vërtetë) më ka parë me disa vajza tashmë, kështu që ai e dinte për orientimin tim seksual”.
“Ende zgjohem duke e ditur që ai do të luajë me organin tim”.
“Unë përgjigjem si çdo i ri heteroseksual. Jo se e rrahja atë apo ndonjë gjë, por e qortova si një i çmendur”, ka zbuluar më tej ish-sulmuesi i Arsenalit
Bendtner ka thënë që ai shpejt u vesh dhe u largua, dhe ndërpreu miqësinë e tij me Silën. /Telegrafi/