Kirurgu Shkodran Krasniqi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur lidhur me kirurgjinë bariatrike për trajtimin e obezitetit.
Krasniqi lidhur me këtë tha se ngushtimi i lukthit është operacioni më i përhapur për trajtimin e obezitietit, te sëmundjet metabolike dhe bariatrike.
“Është më i përhapur pasi është operacioni është më i thjeshti. Lukthit është si një zorrë e zgjeruar dhe me këtë operacion hiqet diku rreth 80 për qind e lukthit dhe pjesa që mbetet është sa një madhësi e bananes.
Këta pacientë nuk mundem më detyrimisht me konsumu sasi të madhe të ushqimit, por ka edhe efekt hormonal sepse në pjesën e larguar të lukthit janë disa receptorë që prodhojnë një hormon të caktuar që quhet gerlinë dhe ky hormon shkakton ndjenjën e urisë dhe me largimin e pjesës më të madhe të lukthit largohet ky hormon dhe pacientët nuk e kanë ndjenjën e urisë qysh e kanë pas përpara”, tha ai.
Sipas tij, është shumë me rëndësi që pacientët pas operacionit të jenë në kontroll të vazhdueshme në klinikën ku janë operuar. /Telegrafi/