Site icon Telegrafi

Ngrin bregu i Liqenit të Pogradecit, pamje të rralla nga qyteti juglindor

Shqipëria po kalon ditët më të ftohta të dimrit, me temperatura që kanë shkuar deri në -7 gradë Celcius.

Pritet që në ditët në vijim temperaturat të ulen akoma edhe më shumë edhe pse liqeni i Pogradecit ka nisur tanimë të formojë kartolinën me akull.

Pamje të rralla vijnë nga qyteti juglindor ku duket se akulli ka përfshirë të gjithë bregun e liqenit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version