Gjatë shëtitjes në rajonin Silla të Norvegjisë, dy studentë u ndanë prej grupit dhe deshën të eksplorojnë më shumë zonën.
Derisa njëri prej tyre po ngjitej në shkëmbinj, është shkëputur një pjesë e rëndë afro 200 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë, ai është larguar dhe ka shmangur goditjen nga guri, që mund ta linte me pasoja fatale.
Njohësit e ambienteve malore, rekomandojnë që të mos bëhen ngjitje në shkëmbinj, pa pasur afër ndonjë instruktor.
Ka raste kur ngjitja kryhet me sukses, por mos njohja e terrenit dhe mungesa e aftësive për alpinizëm, ua pamundëson zbritjen. /Telegrafi/
https://youtu.be/1Tc7Rjue32A