Site icon Telegrafi

Ngjitet në skenë pak pas vdekjes së familjarit të saj, Elhaida Dani nuk e ‘tradhton’ publikun dhe zgjedh të këndojë pavarësisht dhimbjes

Të mërkurën është mbajtur nata e tretë e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televisionin Shqiptar.

Në këtë mbrëmje janë kënduar këngë të vjetra – hite ndër vite të festivalit.

E fundit në skenë është ngjitur këngëtarja e njohur shqiptare, Elahida Dani, e cila ka shoqëruar konkurrentin Gjergj Kaçinari në një duet të veçantë.

Ata kanë interpretuar së bashku këngën “Natën vonë”, të interpretuar nga këngëtarja ikonike Vaçe Zela.

https://youtu.be/G1ZxnmN3oaM

Megjithatë, moderatorja e festivalit, Arbana Osmani, bëri të ditur për publikun se Elhaida ka bërë një sakrificë për performancën në fjalë, pasi ka zgjedhur të ngjitet në skenë pak ditë pas një tragjedie familjare.

“Nuk është një ditë e thjeshtë për të. Artistët ndodh që të jenë edhe njerëz, njerëz normal me një jetë normale. Ndodh që të detyrohen të këndojnë në një skenë, pak orë pasi ka ndodhur një fatkeqësi. Shpirti është coptuar nga një dhimbje e madhe, por artistët e mëdhenj si Elhaida nuk e zhgënjejnë publikun dhe paraqiten pavarësisht dhimbjes për të kënduar”, u shpreh Arbana drejtuar Elhaidës.

Elhaida përndryshe është fituese e Festivali të Këngës në RTSh në dhjetor të vitit 2014, ku në vitin 2015 përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën “I’m Alive”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version