Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Fushë-Kosovë, kur një fëmijë njëvjeçar ka humbur jetën në oborrin e shtëpisë së tij derisa dyshimet janë që ai është aksidentuar me veturë nga prindi i tij.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se aksidenti tragjik ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së fëmijës derisa informata nga QKUK është dhënë rreth orës 16:00.
“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në “Lagja 28″ në Fushë Kosovë. Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka shtuar Borovci./Telegrafi/