Provat e shpejtësisë së Sun Valley Tour de Force të këtij viti u anuluan herët pasi një pjesëmarrës pësoi një aksident me një Porsche 911 Turbo Cabriolet teksa lëviznin me shpejtësi prej rreth 320 km/h.
Pamjet e përplasjes janë përhapur në mediat sociale dhe të dy “pasagjerët” thuhet se i mbijetuan përplasjes, por tani kanë lëndime të rënda, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sun Valley Tour de Force është një ngjarje automobilistike që zhvillohet në Idahon qendrore.
“Qershia mbi tortë” e ngjarjes (që përfshin aktivitete të tilla si udhëtime piktoreske, një shfaqje makinash dhe komedi live) është një “pa kufi shpejtësie” në një seksion të mbyllur rreth 5 kilometra të Idaho Highway 75.
Natyrisht, kjo tërheq makinat më të shpejta në katër rrota.
Por fatkeqësisht, jo të gjitha vrapimet shkojnë aq mirë, si në rastin e këtij Porsche. /Telegrafi/