Site icon Telegrafi

Ngjarja në Lezhë, reagon Policia: Ende nuk e dimë nëse është vrasje apo vetëvrasje

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me gjetjen e pa jetë të 25-vjeçarit Romario Brunga brenda një makine në rrugën e vjetër të Balldrenit.

Në njoftimin e Policisë thuhet se nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Ndërkohë, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Exit mobile version