Ngecin bisedimet për rinovimin e kontratës së Herreras
285:"LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: Ander Herrera of Manchester United celebrates victory following the Premier League match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on February 3, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
PSG kërkon shërbimet e Herreras (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
01/04/2019
Manchester Unitedi heziton t'ia paguajë 200.000 funte (232.660 euro) në javë Ander Herreras me kontratën e re.
29-vjeçari është në bisedime me klubin anglez për rinovimin e kontratës, mirëpo The Mirror raporton se bisedimet kanë ngecur.
Mesfushorit spanjoll i skadon kontrata në fund të sezonit, ashtu që Djajtë e Kuq mund ta humbin me parametrat zero.
Në ndërkohë, Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për shërbimet e Herreras, por Unitedi nuk e konsideron si presion për t'u ngutur në vazhdimin e kontratës.
Lojtari shpreson që ta shfrytëzojë interesimin e kampionit francez për një marrëveshje më fitimprurëse në Old Trafford, megjithëse tash për tash klubi nga Mançesteri refuzon t'ia plotësojë kërkesat. /Telegrafi/


