Pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot shpalljen e rezultateve përfundimtare.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se shpallja e këtyre rezultateve vjen pas përfundimit të gjitha procedurave në vendvotimeve dhe QNR.
Nga rezultatet përfundimtare Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë 206 mijë e 458 vota apo 23,458%.
Në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës, LDK do ta përfaqësojnë këta deputetë:
Vjosa Osmani-Sadriu, Kujtim Shala, Anton Quni, Lumir Abdixhiku, Avdullah Hoti, Besian Mustafa, Marigona Geci, Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frasher Demaj, Shkëmb Manaj, Arben Gashi, Armend Zemaj, Ardian Shala, Haxhi Avdyli, Vlora Limani-Hajnuni, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Lirije Kajtazi, Ilir Ferati, Fatmir Rexhepi, Hykmete Bajrami, Ilir Tasholli, Doruntinë Maloku-Kastrati, Hatim Baxhaku, Besa Gaxherri, dhe Valentina Bunjaku-Rexhepi.
Jashtë Kuvendit kanë mbetur Ismet Beqiri, Valon Murtezaj, Fidan Rekaliu, Vlora Dumoshi, Mirjeta Kalludra, Imet Rrahmani, Naser Rugova, Melihate Termkolli etj. /Telegrafi/