Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat e popullsisë pas procesit të regjistrimit që u realizua në prill-maj të këtij viti.
ASK njoftoi se nga regjistrimi i vitit 2024, Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë.
Por, sa banorë kishte Kosova në vitin 2011, vitin 1991…?
Nga të dhënat e publikuara në ASK, del se në vitin 2011 Kosova ka pasur 1,739,825 banorë.
Ndërkaq, para luftës, Kosova ka pasur afro 2 milionë banorë. Sipas statistikave në ueb-faqen e ASK-së, nga regjistrimi i vitit 1991 Kosova ka pasur 1,956,196 banorë.
Në vitin 1981 ishin 1,584,440, në vitin 1971 ka pasur 1,243,693 banorë.
Ndërkaq në vitin 1961 ka pasur 963,988 dhe në vitin 1953, Kosova ka shënuar 815,908. /Telegrafi/