Site icon Telegrafi

Nga statuja e Virgjëreshës Mari duket sikur rrjedhin lot, që mbajnë aromë trëndafili (Video)

Besimtarët e kanë mbushur një kishë në Hobbs të Meksikës, ku ndodhet një statujë e Virgjëreshës Mari, nga sytë e së cilës duket se po rrjedhin lot. Madje, ato mbajnë aromë sikur të trëndafilave.

Pastori ka kërkuar që kisha të qëndrojë e hapur gjatë tërë kohës, pasi ka shumë njerëz që duan ta shikojnë nga afër këtë fenomen, transmeton Telegrafi.

“Jetojmë në një regjion të dhunshëm dhe kjo mund të jetë pikëllimi saj, që na kërkon të jemi më të dashur dhe të sjellshëm” ka thënë pastori.

Disa ekspertë kanë marrë mostrat e ‘lotëve’ dhe në ditët në vijim do të bëjnë fotografimin e thellë të statujës.

Por, ky proces kërkon kohë të gjatë, pasi struktura është e ndërtuar me materiale të ndryshme dhe është meremetuar shpesh. /Telegrafi/

Exit mobile version