Sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një person është plagosur në këmbë.
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Gëzim Berisha, tha për Telegrafin i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe do të transferohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
“Është i plagosur në këmbë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Do të shkojë në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë për Telegrafin Gezim Berisha, drejtor mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Incidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në jug të Mitrovicës dhe viktima, një 38-vjeçar, është dërguar menjëherë për trajtim.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende motivet e sulmit./Telegrafi/