Site icon Telegrafi

“Nga shok i ngushtë në të dashur” – Mikela Pupa flet për lidhjen e saj

Mikela Pupa e ftuar në rubrikën e E Diell, “Mos i bjer me top” ka folur për të dashurin e saj aktual.

Ajo tregoi se me të kanë qenë shokë të ngushtë, por me kalimin e kohës filloi të dyshonte për ndjenjat që kishte për të.

Pasi Mikela e kuptoi se ajo kishte rënë në dashuri me të, ia shprehu ndjenjat atij e para, dhe sipas Mikelës, kjo ishte një lehtësim edhe nga ana e tij, pasi ndjente edhe ai të njëjtën gjë për Mikelën.

Lexo po ashtu “Pasi dola isha në depresion, m’u deshën seanca me psikologen” – Mikela Pupa rrëfen për gjendjen jo të mirë pas daljes nga Big Brother

Ronaldo i kërkoi që ta telefononte live të dashurin dhe t’i shprehte dashurinë dhe ajo nuk ngurroi ta bënte këtë gjë. Mikela e telefonon, i thotë se është njeri më i rëndësishëm për të dhe ai e kuptoi menjëherë që është në emision.

Ajo tregon se gjërat i kanë bërë familjare, por martesën nuk e ka aspak qejf. Sa i përket fëmijëve, ajo u shpreh që dëshiron të ketë, dhe sido që të vinë gjërat janë të mirëseardhura.

Përsa i përket marrëdhënies me Efin, Mikela tregon se ato nuk takohen më shpesh si dukur, pasi tani të dyja janë të angazhuara me punët e tyre dhe nuk kanë më shumë kohë. /Telegrafi/

Videon mund ta shikoni këtu

Exit mobile version