Ka përfunduar një tjetër javë me mjaft sukses për futbollistët shqiptarë nëpër botë.
Golat e asistimet nuk kanë munguar edhe këtë fundjavë nga futbollistët kosovarë që po vazhdojnë shkëlqimin në kampionatet e ndryshëm evropianë.
Telegrafi në bashkëpunim me SofaScore sjell top pesë futbollistët kosovarë me notat më të larta këtë vikend.
Albion Rrahmani ka qenë i jashtëzakonshëm në derbin ndaj Dinamo Bucurestrit, duke shënuar dy gola në fitoren e Rapidit dhe mori notën 8,1.
Paraqitje fantastike ka pasur edhe sulmuesi i ri Shkëlqim Vladi që realizoi një gol për Luganon në përballjen ndaj Luzernit dhe mori notën 7,9.
Me notë të lartë 7,6 është vlerësuar edhe Jetmir Topalli që për 17 minuta sa luajti për Manisën shënoi një gol në fitoren 4-0.
Fantastik ishte edhe Milot Rashica në fitoren e Besiktas 2-0 ndaj Sivasporit duke realizuar një gol dhe duke marrë notën 7,6.
Donis Avdijaj realizoi sërish gol për skuadrën e tij TSV Hartberg dhe mori notën 7,4. /Telegrafi/