Mbrojtësi anësor i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi është një shënues mbresëlënës në këtë moment, me tre gola në nëntë ndeshje të Ligue 1 deri më tani këtë sezon, dhe në qoftë se ai vazhdon të tregojë këtë lloj forme, ai mund të bëhet një nga më mbrojtësit shënues më të lartë ndonjëherë.
Kryesuesi i listës së mbrojtësve golashënues nuk është askush tjetër përveç trajnerit aktual të Barcelonës, Ronald Koeman, por Hakimi ka një rrugë të gjatë për të bërë dhe thuhet se mund të arrijë shifrat e holandezit.
Nga lojtarët aktivë me më shumë gola, në fakt është bashkëlojtari i Hakimit, Sergio Ramos, i cili udhëheq garën me 127 gola në karrierë, duke e vënë atë shumë përpara Aleksandar Kolarov (62 gola), Gerard Pique (60 gola) dhe Jan Vertonghen (55 gola).
Megjithatë, Hakimi me vetëm 22 vjet ka 30 gola dhe emri i tij mund të shkruhet në histori si njëri nga mbrojtësit me më shumë gola të shënuar ndonjëherë.
1.Ronald Koeman (253 gola)
Koeman ishte shumë më tepër se vetëm një mbrojtës, pasi ai shkëlqeu për goditjen e tij vdekjeprurëse nga distanca, si dhe saktësinë e tij nga pika e bardhë. Ai mban rekordin e La Liga për penallti të njëpasnjëshme të shënuara (25 sosh) dhe i shënoi plot 99 gjatë gjithë karrierës së tij.
2.Daniel Passarella (175 gola)
Ai gjithashtu luajti në Itali, por mbahet mend më së miri për kohën e tij në River Plate, ku u bë një nga golashënuesit më të mirë të klubit me 103 gola. Dy herë kampioni botëror ishte një forcë që duhej llogaritur në ajër, me Diego Maradonan që tha se Pasarella ishte më i miri që kishte parë ndonjëherë.
3.Fernando Hierro (163 gola)
Andaluziani filloi karrierën e tij si mesfushor, por u transferua në mbrojtje te Real Madrid, me aftësinë e tij në ajër dhe goditjen e fortë që ndihmoi klubin të ngrejë Ligën e Kampionëve për herë të parë në 32 vjet. Ai gjithashtu shënoi 30 gola për Spanjën, duke e bërë atë golashënuesin e pestë më të mirë në vend të të gjitha kohërave.
4.Laurent Blanc (152 gola)
Francezi konsiderohet gjerësisht si një nga mbrojtësit më të mirë të të gjitha kohërave, elegant me top, si dhe një kërcënim për shënimin e golave. Ai fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Francën, për të cilën shënoi 16 herë në 97 paraqitje, ndërsa golat tjerë i shënoi me ekipe.
5.Graham Alexander (130 gola)
Ish-reprezentuesi skocez kaloi tërë karrierën e tij në Angli, kryesisht si mbrojtës i djathtë, dhe krijoi një reputacion të fortë si një goditës i besueshëm i penalltive, duke shënuar 57 gola nga pika e bardhë në karrierën e tij.
/Telegrafi/