Drenica nuk ka qëndruar duarkryq në afatin kalimtar të janarit, madje ka bërë dhjetë goditje.
Klubi që ishte në krizë financiare duket se tashmë e ka tejkaluar këtë gjë dhe sot ka prezantuar punën e bërë në janar.
Në skuadër janë afruar emra të njohur si Kastriot Rexha, Berat Ahmeti, Azem Bejta, Florjan Smakiqi dhe Bleon Sekiraqa.
Po ashtu skuadrës kuqezi i janë shtuar edhe lojtarë të talentuar si Alban Shabani, Gentris Leci, Luan Dobra, Albin Kapra dhe Arlis Shabani.
Drenica e nis pranverën me ndeshjen e Kupës së Kosovës që zhvillohet nesër (e diel) ndaj Prishtinës.
Kuqezinjtë e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me 23 pikë në vendin e gjashtë. /Telegrafi/