Një person ka vdekur sot si pasojë e të shtënave me armë zjarri në lagjen ‘Arbëria’ në Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë lënduar nga një mjet i mprehtë.
Lidhur me gjendjen e tyre shëdetësore ka dhënë detaje Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ku u bë e ditur se ata kanë trajtim mjekësor nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente.
Sipas SHSKUK, njëri nga të plagosrit pas trajtimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri me lëndime më serioze po vazhdon trajtimin.
“Zyra për Medie ju konfirmon se dy persona të lënduar kanë marrë trajtim mjekësor nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente. Njëri nga ta pas trajrimit nga ortopedi është liruar nga emergjenca, kurse tjetri me lëndime më serioze po vazhdon trajtimin nga ekipi mjekësor në kuadër të Klinikës së Kirirgjisë Torakale”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se sipas të gjitha gjasave, njëri nga të lënduarit pritet të lëshohet nga aty.
Ndryshe në një zënkë që ka ndodhur sot orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri, kurse dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat, lidhur me rastin tragjik që ndodhi sot në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë nga arma e zjarrit dhe dy të tjerë u plagosën nga therja me thikë.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se lidhur me rastin prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. /Telegrafi/