Një numër yjesh të mëdhenj do të mungojnë për shkak të lëndimeve në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar muajin e ardhshëm.
Turneu i paprecedentë i mes-sezonit i ka lënë lojtarët në pozitën e rrezikshme për të ditur se një tendosje e hershme e sezonit mund t’i ndalojë ata të shkojnë në Katar.
Disa e kanë pësuar tashmë atë fat, me shumë yje që pritet të mungojnë në turneun më të madh botëror të futbollit.
Por, kush janë lojtarët më të njohur që nuk do të mund të paraqiten dhe të ndihmojnë kombëtaret e tyre në Kupën e Botës në Katar?
Mediumi i njohur britanik The Sun ka publikuar një formacion me yjet që do të mungojnë, ndërsa Telegrafi ua sjell më poshtë emrat e tyre.
Në portë, portieri i Atalantas, Juan Musso nuk do të mundet ta ndihmojë Argjentinën shkaku i një dëmtimi në fytyrë, ku u detyrua ta bëjë një operacion.
Në mbrojtje mungojnë Reece James i Anglisë, Boubacar Kamara i Francës, Roland Araujo i Uruguait dhe Lucas Digne i Francës.
Mesfusha formohet nga emra të njohur si Georginio Wijnaldum (Holandë), Paul Pogba dhe N’Golo Kante (Francë).
Në sulm do të jetë Portugalia që do të ndjej mungesën e dyshes, Diogo Jota dhe Pedro Neto, ndërsa Meksika do të duhet të bëjë pa Raul Jimenezin.
Formacioni i lojtarëve që do të mungojnë në Kupën e Botës shkaku i lëndimeve:
/Telegrafi/