Site icon Telegrafi

Përkrahja për bizneset, shkatërrimi i armëve e Kupa Ballkanike në volejboll – momente përmes fotografive

Në javën e tretë të muajit shtator në Kosovë ndodhën ngjarje të ndryshme e të rëndësishme, duke filluar nga ato politike e sportive.

99 përfitues për përkrahjen e bizneseve nga komuniteti jo-shumicë kanë nënshkruar të martën kontratat në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili shihet duke ia dhënë stilolapsin pjesëmarrësve për nënshkrimin e kontratës.

Momenti i nënshkrimit të kontratës në përkrahje të bizneseve /Foto: Ridvan Slivova/

Po ashtu, gjatë kësaj jave mbi 1 mijë e 500 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshme janë asgjësuar nga Policia e Kosovës.

Momenti i shkatërrimit të armëve të cilat janë konfiskuar /Foto: Ridvan Slivova/
 Momenti i shkatërrimit të armëve të cilat janë konfiskuar /Foto: Ridvan Slivova/

Gjatë kësaj jave klubi i volejbollit Drita, njëherit Kampion i Kosovës për edicionin 2022/23, ishte nikoqir i BVA Kupës Ballkanike për klube, që u mbajt nga 19 deri më 21 shtator në Gjilan.

Ekipi i volejbollit për femra Galatasaray Daikin nga Turqia ka mposhtur 3-0 me sete KV Dritën në ndeshjen e fundit, duke u shpallur kampion i garës.

Volejboll femrat, Galatasaray fituese e BVA Kupa Ballkanike /Foto: Ridvan Slivova/
Volejboll femrat, Galatasaray fituese e BVA Kupa Ballkanike /Foto: Ridvan Slivova/
Exit mobile version