Ylli i Arsenalit, Martin Odegaard pësoi një dëmtim gjatë detyrës ndërkombëtare me Norvegjinë dhe nuk po duket mirë.
Skanimet e fundit sugjerojnë se kapiteni i Arsenalit mund të jetë jashtë fushës deri në tetë javë për shkak të dëmtimit të ligamentit të kyçit të këmbës.
Kjo do të thotë se Odegaard do të mungojë gjatë gjithë rrugës deri në pushimin ndërkombëtar të nëntorit, duke humbur rreth 12 ndeshje.
Por, cilat janë ndeshjet e Arsenalit që mund të mungojë Odegaard në formacionin e trajnerit Mikel Arteta.
Shtator
22 shtator (e diel) – Manchester City
25 shtator (e mërkurë) – Bolton – EFL Cup
28 shtator (e shtunë) – Leicester City
Tetor
1 tetor (e martë) – Paris Saint-Germain
5 tetor (e shtunë) – Southampton
19 tetor (e shtunë) – Bournemouth
22 tetor (e martë) — Shakhtar Donetsk
27 tetor (e diel) – Liverpool
30 tetor (e mërkurë) – përballje e mundshme e raundit të katërt të EFL Cup
Nëntor
2 nëntor (e shtunë) – Newcastle United
6 nëntor (e mërkurë) – Inter
10 nëntor (e diel) 10 – Chelsea
/Telegrafi/