Ish-policit serb, Dejan Pantiq i është ndryshuar masa e sigurisë nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Këtë vendim e mori Gjykata Themelore e Prishtinës pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.
E një vendim të tillë të institucioneve të drejtësisë e ka mirëpritur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Von Cramon përmes një reagimi në Twitter derisa ka mirëpritur këtë vendim ka kërkuar largimin e barrikadave në veri.
“E mirëpres vendimin e gjykatës për dërgimin e Dejan Pantiqit, polic i Kosovës, në arrest shtëpiak. Kjo duhet të çojë në heqjen e menjëhershme të barrikadave në veri dhe de-përshkallëzimin e plotë. Mbështetje e plotë për EULEX-in dhe KFOR-in në në mbikëqyrjen e tyre”, ka shkruar Von Cramon.
I warmly welcome the court decision to send Dejan Pantić, #Kosovo police officer, to the home custody.
This should lead to the immediate removal of barricades in the #North of 🇽🇰 and full de-escalation.
Full support for @EULEXKosovo and @NATO_KFOR in overseeing it.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) December 28, 2022
Edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka thënë se është koha që të hiqen barrikadat.
“Dejan Pantiq është liruar nga paraburgimi dhe është dërguar në arrest shtëpiak. Tani është koha për të hequr të gjitha barrikadat nën mbikëqyrjen e KFOR-it dhe EULEX-it. Duhet të rikthehet liria e lëvizjes në Kosovë”, ka shkruar Hacker.
Dejan #Pantic has been released from detention and placed to house arrest. Now it’s time to remove all barricades under the supervision of @NATO_KFOR and @EULEXKosovo. Freedom of movement must be restored. (TH) #Kosovo
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) December 28, 2022
Ndërkaq deputetja e Parlamentit në Britani të Madhe, Alicia Kearns ka kërkuar që shteti i saj të ketë fokus më shumë në Ballkanin Perëndimor.
“Urgjentisht duhet të shihet një fokus nga Qeveria e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën. Përshkallëzimi dhe agresionet e vazhdueshme nga Serbia ndaj Kosovës janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Kearns.
Urgently need to see a focus from the @FCDOGovUK on the Western Balkans, especially Kosovo and Bosnia and Herzegovina.
Continued escalations and aggressions from Serbia towards Kosovo are dangerous and unacceptable. https://t.co/LsoNJi5Zj2
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 27, 2022
Dejan Pantiq u arrestua nga autoritet e Kosovë në fillim të dhjetorit. Ai dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Pas arrestimit të tij, në shenjë pakënaqësie grupe të serbëve vendosën barrikada në disa pjesë në veri. /Telegrafi/