Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përleshjes masive në Dragash, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime.
Rasti ka ndodhur të premten në ora 17:20, në fshatin Zgatar të Dragashit.
“Pas një mosmarrëveshje verbale, situata eskalon në sulm fizik, ku gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore. Katër prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar ndërsa dy prej tyre janë në kërkim policor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/