Site icon Telegrafi

Nga Messi te Kroos, Skriniar dhe Rashford – 25 superyjet që janë të lirë të flasin me klube tjera

Më 1 janar 2023 është hapur zyrtarisht afati kalimtar dimëror dhe tashmë klubet për një muaj mund të bëjnë transferime të ndryshme, duke tentuar të përforcojnë skuadrën në pozitat që mendojnë se çalojnë.

Afati kalimtar i janarit shpeshherë është ‘thikë me dy tehe’ për klubet, pasi bëjnë transferime në afekt apo në dëshpërim të rezultateve dhe jo rrallëherë ato dështojnë.

Megjithatë, afati kalimtar i janarit të këtij viti mund të jetë shumë i frytshëm për disa skuadra nëse mund të sigurojnë ndonjërin nga yjet që janë në muajt e fundit të kontratave.

Transferimi i tyre mund të behet me ndonjë shifër të vogël apo mund të nënshkruajnë para-kontratë për t’u transferuar falas gjatë afatit kalimtar të verës.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull me 25 superyjet që janë në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe nga 1 janari janë të lirë për të biseduar me çfarëdo klubi për ndonjë para-marrëveshje të mund transferimi.

Lista e publikuar nga mediumi spanjoll përmban shumë yje të mëdhenj futbolli, të cilët ende nuk kanë rinovuar kontratat me klubet aktuale.

Emri më i madh padyshim se është ai i Lionel Messit, i cili ende nuk ka ndonjë marrëveshje rinovimi me Paris Saint-Germain, edhe pse palët thuhet se janë afër për të konkretizuar një kontratë të re.

Në situatë të njëjtë është edhe Toni Kroos me Real Madridin, Roberto Firmino me Liverpoolin dhe Milan Skriniar me Interin.

Manchester Unitedi ka katër yje të mëdhenj në muajt e fundit të kontratës, me Marcus Rashford, David De Gea, Luke Shaw dhe Diego Dalot, por me të cilët është në bisedime të vazhdueshme për rinovimin e kontratës.

Edhe dy yje tjerë të Chelsea, N’Golo Kante dhe Jorginho janë në muajt e fundit të kontratave dhe mund të bisedojmë me klube tjera, ndërsa në situatë të njëjtë janë edhe Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, Adrien Rabiot i Juventusit dhe Marcos Asensio i Real Madridit.

Lojtarët tjerë që gjenden në listën e ‘kontratave në skadim’ janë edhe Memphis Depay (Barcelona), Raphael Guerriero dhe Youssoufa Moukoko (Borussia Dortmund), Youri Tielemans (Leicester Cityt), Alejandro Grimaldo (Benfica), Naby Keita (Liverpool), Thomas Lemar (Atletico Madrid), Konrad Laimer (RB Leipzig), Daichi Kamada dhe Evan Ndicka (Eintracht Frankfurt), Leandro Trossard (Brighton) dhe Wilfried Zaha (Crystal Palace).

25 superyjet që do të jenë të lirë të flasin me klubet nga 1 janari 2023:

1.Diogo Dalot (Manchester United)

2.Toni Kroos (Real Madrid)

3.Ilkay Gundogan (Manchester City)

4.Roberto Firmino (Liverpool)

5.Marcus Rashford (Manchester United)

6.Lionel Messi (Paris Saint-Germain)

7.Milan Skriniar (Inter)

8.Marco Asensio (Real Madrid)

9.Memphis Depay (Barcelona)

10.Raphael Guerriero (Dortmund)

11.Jorginho (Chelsea)

12.Youri Tielemans (Leicester City)

13.N’Golo Kante (Chelsea)

14.Alejandro Grimaldo (Benfica)

15.Naby Keita (Liverpool)

16.Thomas Lemar (Atletico Madrid)

17.David De Gea (Manchester United)

18.Adrien Rabiot (Juventus)

19.Konrad Laimer (RB Leipzig)

20.Youssoufa Moukoko (Dortmund)

21.Daichi Kamada (Eintracht Frankfurt)

22.Leandro Trossard (Brighton)

23.Evan Ndicka (Eintracht Frankfurt)

24.Luke Shaw (Manchester United)

25.Wilfried Zaha (Crystal Palace)

/Telegrafi/

Exit mobile version