"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta
06/10/2024
Edon Zhegrova ka thënë se është qartësuar gjithçka në lidhje me situatën që u krijua gjatë grumbullimit të kaluar te Kosova, ndërsa ka folur edhe për ëndrrën e tij të luajë te Barcelona.Ai në një intervistë për Klan Kosova potencoi se ka biseduar me përzgjedhësin Franco Foda dhe janë sqaruar për çdo gjë që ka ndodhur.”Kemi biseduar me trajnerin, e kemi rregulluar dhe gjithçka është në rregull”, deklaroi Zhegrova.Ndryshe, Zhegrova do të jetë i gatshëm për Kosovën në dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve.


