Pas mbylljes së afatit kalimtar të Serie A të premten mbrëma, tani mund të zbulojmë top 10 blerjet më të shtrenjta të bëra nga klubet italiane këtë verë.
Juventusi bëri dy nënshkrimet më të shtrenjta në Serie A këtë verë me blerjet e Teun Koopmeiners nga Atalanta dhe Douglas Luiz nga Aston Villa, të cilët kushtuan mbi 110 milionë euro së bashku.
Napoli ka katër lojtarë që shfaqen në listën e top 10 pas nënshkrimeve të tyre me Alessandro Buongiorno, David Neres, Romelu Lukaku dhe Scott McTominay.
Roma ka tre hyrje në këtë listë, konkretisht Artem Dovbyk i ardhur nga Girona, Matias Soule nga Juventusi dhe Enzo Le Fee nga Stade Rennais.
Emri i fundit në listë është Mateo Retegui, i cili iu bashkua Atalantës për të zëvendësuar bashkëlojtarin e tij te Italia, Gianluca Scamacca, i cili është i dëmtuar.
Interi ka pasur një verë relativisht të qetë në tregun e transferimeve dhe nuk ka asnjë lojtar në listën e blerjeve më të shtrenjta.
Nuk ka as nga Milani blerje të shtrenjta, pavarësisht se ka shpenzuar rreth 70 milionë euro për blerjet e Youssouf Fofana, Strahinja Pavlovic, Emerson Royal dhe Alvaro Morata.
Top 10 nënshkrimet më të shtrenjta të verës në Serie A
1.Teun Koopmeiners : Atalanta → Juventus (60.7 milionë euro)
2.Douglas Luiz : Aston Villa → Juventus (50 milionë euro)
3.Artem Dovbyk : Girona → Roma (36 milionë euro)
4.Alessandro Buongiorno : Torino → Napoli (35 milionë euro)
5.Scott McTominay : Manchester United → Napoli (30.5 milionë euro)
6.Romelu Lukaku : Chelsea → Napoli (30 milionë euro)
7.Matias Soule : Juventus → Roma (30 milionë euro)
8.David Neres : Benfica → Napoli (28 milionë euro)
9.Mateo Retegui : Genoa → Atalanta (28 milionë euro)
10.Enzo Le Fee : Stade Rennais → Roma (23 milionë euro)
*Të gjitha shifrat përfshijnë shtesa dhe bonuse maksimale në çmimin e lojtarëve
/Telegrafi/