Shumë lojtarë legjendar kanë vazhduar apo edhe përfunduar karrierën e tyre të bujshme në Major League Soccer (MLS) gjatë dy dekadave të fundit.
David Beckham ishte një nga emrat e parë të profilit të lartë që kaloi në ligë. Anglezi ishte 32 vjeç kur kaloi nga Real Madrid te LA Galaxy.
Ai ndihmoi reputacionin e ligës masivisht gjatë qëndrimit të tij pesëvjeçar dhe emri i tij bëri që shumë legjenda t’i bashkohen në vitet e ardhshme.
Shumë emra të mëdhenj e ndoqën Beckhamin në MLS, duke përfshirë Zlatan Ibrahimovic, Leite Kaka, Steven Gerrard, Wayne Rooney dhe Andrea Pirlo.
Por cilët janë lojtarët më të paguar në historinë e MLS?
Duke përdorur të dhënat e ofruara nga Capology, faqja Planet Football ka emëruar lojtarët më të paguar në historinë e ligës.
Lorenzo Insigne do të bëhet lojtari më i paguar kur t’i bashkohet Toronto FC muajin e ardhshëm dhe paga e tij është larg nga ndjekësit.
Në vendin e dytë renditet ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri me pagë 7.25 milionë dollarë në vit, ndërsa pas tyre renditen emra legjendash si Ibrahimovic, Kaka dhe Gerrard.
Më poshtë mund të shikoni lojtarët më të paguar në historinë e MLS:
11.David Villa – 5.61 milionë dollarë në vit
10.Jermain Defoe – 6 milionë dollarë në vit
=7.Michael Bradley – 6 milionë dollarë në vit
=7.Frank Lampard – 6 milionë dollarë në vit
=7.Javier Hernandez – 6 milionë dollarë në vit
6.Bastian Schweinsteiger – 6.1 milionë dollarë në vit
5.Steven Gerrard – 6.2 milionë dollarë në vit
4.Kaka – 6.66 milionë dollarë në vit
3.Zlatan Ibrahimovic – 7.2 milionë dollarë në vit
2.Xherdan Shaqiri – 7.35 milionë dollarë në vit
1.Lorenzo Insigne – 12.42 milionë dollarë në vit* (Bashkohet me Toronto FC më 1 korrik)
/Telegrafi/