Gjatë afatit kalimtar dimëror ka pasur shumë transferime të mëdha, por edhe befasuese sa i përket skuadrave dhe shifrave të paguara.
Në orët e fundit të mbrëmjes së djeshme (e hënë) është mbyllur afati kalimtar në shumicën e ligave kryesore evropiane.
Për dallim nga afati kalimtar i verës, ky i dimrit sjell më pak transferime te skuadrat, por kësaj radhe nuk është se nuk pati lëvizje.
Afati dimëror sjelli disa transferime të mëdha, ku mbret i tyre ishte padyshim Manchester City, i cili bëri katër nënshkrime të mëdha të cilat kanë përfunduar në top 10 transferimet e janarit.
Por, kush janë transferimet më të mëdha të janarit dhe cilat janë shumat e tyre?
Telegrafi u sjell më poshtë ‘top 10’ transferimet e janarit, ku listës i prinë Jhon Duran me një transferim prej 77 milionë eurosh dhe mbyllet me Santiago Gimenez, i cili u pagua 32 milionë euro.
Top 10 transferimet e janarit
Jhon Duran (Aston Villa – Al Nassr) – 77 milionë euro
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt – Man City) – 75 milionë euro
Khvicha Kvaratskhelia (Napoli – Paris Saint-Germain) – 70 milionë euro
Nico Gonzalez (Porto – Man City) – 60 milionë euro
Xavi Simons (PSG – RB Leipzig) – 50 milionë euro
Galeno (Porto – Al-Ahli) – 50 milionë euro
Abdukodir Khusanov (Lens – Man City) – 40 milionë euro
Vitor Reis (Palmeiras – Man City) – 37 milionë euro
Luiz Henrique (Botafago – Zenit St. Petersbourg) – 33 milionë euro
Santiago Gimenez (Feyenoord – Milan) – 32 milionë euro
/Telegrafi/
The most expensive signings this winter 🌍💰📈 pic.twitter.com/GaFC198zU2
— LiveScore (@livescore) February 4, 2025