Site icon Telegrafi

Nga aksioni i Prokurorisë Speciale në rajonin e Prizrenit, policia jep detaje se çka është konfiskuar

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale  “Pjesëmarrje, organizim i grupit kriminal dhe posedim i narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje”.

Në raport 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën në rajonin e Prizreni, saktësisht në Mamushë.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme, 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 euro, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20.000 euro si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin.

Lexo po ashtu Prokuroria Speciale me aksion, arrestohen gjashtë persona për blerje dhe shitje të substancave narkotike

“Lidhur me rastin është raportuar se më 29.07.2024 janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin  se të njëjtit  në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Gjatë kontrollit në pesë lokacione të ndryshme si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: katër armë të ndryshme , 140 copë fishekë kalibra të ndryshëm, 5 telefona, një DVR, 100 dollarë, 1740 €, 100 dinarë të Serbisë, sasi e konsiderueshme të barnave ilegale të ardhura nga Shqipëria me vlerë 20 000€ si dhe dokumente tjera që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version