Telegrafi

Neymar i thur elozhe Verrattit për paraqitjen ndaj Real Madridit

Neymar ka lavdëruar Marco Verrattin pas fitores së PSG-së kundër Real Madridit.

Italiani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në Parc des Princes në fitoren e gjigantëve të Ligue 1 ndaj Los Blancos mbrëmë.

Ish-lojtari i Pescaras drejtoi mesfushën, duke kryer 92 për qind të pasimeve. Ai u vlerësua nga bashkëlojtari i tij Neymar në fund të ndeshjes.

“E dija që ai ishte një lojtar i shkëlqyer, por nuk e kisha kuptuar se ai ishte kaq spektakolar”, deklaroi ylli brazilian.

“Ai është një gjeni, një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë së bashku me Xavi dhe Andres Iniesta”.

Verratti iu bashkua PSG-së nga Pescara në vitin 2012 para se të bënte debutimin e tij në Serie A. Ai kishte fituar promovimin në ligën më të mirë të Italisë në edicionin e mëparshëm në një ekip të drejtuar nga Zdenek Zeman dhe me Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne si shokë të tij.

Italiani ka fituar 27 trofe në Paris dhe ishte pjesë e skuadrës së Azzurrëve që pushtoi Euron verën e kaluar. Kontrata e tij në Paris skadon në qershor 2024. /Telegrafi/