Neymar raportohet se po planifikon largimin nga Al-Hilal, me brazilianin që ka për synim rikthimin tek Santos, para Botërorit të vitit 2026.
31-vjeçari në kërkim të një sfide të re në karrierën e tij kaloi në Arabinë Saudite, më saktësisht tek ekipi i Al-Hilal.
Kishte pretendime se ylli brazilian ka pranuar një kontratë katër vjeçare me klubin nga Lindja e Mesme por po del të mos jetë kështu.
🚨 Neymar is already very unhappy by the start of his adventure at Al-Hilal. 😤🇸🇦
The Brazilian clashed with his coach, Jorge Jesus, after the Asian Champions League match against Navbahor Namangan.
The Portuguese coach criticised Neymar for his bad attitude on the pitch and… pic.twitter.com/jPe6oatXOq
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) September 25, 2023
Sipas gazetarit brazilian, Ademir Quintino, ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së do të rikthehet tek Santosi në vitin 2025.
Quintino e bëri të ditur këtë përmes një postimi në rrjetet sociale: “Përgjatë bisedave me shokët e Neymar, kam marrë informacion se ata nuk kanë nënshkruar një kontratë katër vjeçare por në vend të kësaj kanë nënshkruar një kontratë dy vjeçare në mënyrë që të rikthehet tek Santos një sezon para fillimit të Kupës së Botës. Neymar iu ofrua Santosit dhe kërkoi rikthimin. Unë dhe Neymar kemi shokë të përbashkët, të cilët nuk do i përmend me emra, por ai ka një dëshirë të madhe që të rikthehet tek Santos”, ka shkruar ai.
Neymar i cili është top golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit është paraqitur në vetëm tri ndeshje për Al-Hilal deri më tash dhe është ende në pritje të golit të tij të parë.
Ai nuk e ka fshehur asnjëherë faktin se në një fazë të karrierës së tij do të rikthehet tek Santos, dhe ky plan duket se së shpejti do të bëhet realitet./Telegrafi/