Robert Lewandowski ka qenë në formë të madhe në Evropë këtë sezon, por as Neymar nuk ka qenë keq.
Braziliani ka qenë vendimtar në raundet nokaut të kësaj gare, duke e çuar Paris Saint-Germain në finalen e tyre të parë në histori.
Neymar shënoi dy gola kundër Borussia Dortmund në 1/16, siguroi asistim ndaj Atalantas, ndërsa ishte edhe ideator i golit të fitores, kur asistoi te Kylian Mbappe i cili gjeti Eric Maxim Choupo-Moting që shënoi për golin e fitores.
Ai shkaktoi shumë probleme RB Leipzig, duke regjistruar po ashtu një asistim.
Këto janë disa nga arsye e mjaftueshme për ta cilësuar atë si një nga lojtarët më të mirë të turneut, pavarësisht nëse ai fiton çmimin apo jo.
E vërteta është se që kur Neymar u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2013, ai gjithmonë ka performuar mirë në Evropë.
Ai ishte në gjendje të fitonte trofeun më të dëshiruar të Evropës në sezonin e tij të dytë (2014/15) në Camp Nou , ndërsa ai ishte edhe golashënuesi më i mirë i garë në atë edicion me 10 gola.
Goli i tretë i 28-vjeçarit në finalen e Berlinit 2015 kundër Juventusit ose performanca e tij në fitoren e pabesueshme 6-1 të Barcelonës kundër PSG do të kujtohet gjithmonë nga tifozët e futbollit në të gjithë botën.
Rekordet e Neymar
Në 59 ndeshje, Neymar ka shënuar 35 gola, ka ngritur trofeun në një rast, ka qenë golashënuesi më i mirë në një sezon, ka siguruar më shumë asistime plot 28 herë.
Edhe pse nga shumë njohës të futbollit cilësohet si ‘vetjak’, sa i përket asistimeve, askush nuk ka dhënë më shumë se ai prej se ka zbarkuar në Evropë nga viti 2013.
Për më tepër, dy shfaqjet e fundit të Neymar kundër Atalanta dhe Leipzig e kanë bërë që ai të distancohet nga konkurrentët e tij.
Asistuesit në Ligën e Kampionëve nga sezoni 2013/2014
Cristiano Ronaldo ka 25 asistimi si më i afërti me brazilianin, ndërsa portugezi ka luajtur 78 ndeshje në Ligën e Kampionëve, 19 më shumë se Neymar, prej ardhjes së brazilianit.
Pas tyre janë Angel Di Maria dhe Lionel Messi me 20, përkatësisht 17, ndërsa James Milner mbyll pesëshen e parët me 15 asistime. /Telegrafi/