Neymar ndau mendimet e tij për Kylian Mbappe gjatë një interviste me legjendën braziliane Romario.
Ylli brazilian reflektoi mbi marrëdhënien e tij fillestare me Mbappen, duke e përshkruar atë si një “Djalë të Artë” dhe dikë që do ta ndihmonte dhe inkurajonte.
Megjithatë, Neymar pranoi një ndryshim në dinamikën e tyre me ardhjen e Lionel Messit në Paris Saint-Germain.
“Kur Leo mbërriti, ai u bë pak xheloz. Nuk donte të më ndante me askënd! Kështu nisën zënkat, ndryshimi në sjellje”, shpjegoi Neymar duke qeshur.
Sulmuesi brazilian kujtoi gjithashtu ndërveprimet e tij të mëparshme me Mbappen, duke e përshkruar atë si një figurë të rëndësishme në klub.
“Ai ishte një djalë që në fillim ishte kyç, unë e quaja “Golden Boy”, flisja me të, luaja me të, i thashë se do të ishte një nga më të mirët, gjithmonë e kam ndihmuar, kam pasur gjithmonë biseda me të”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/